11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Polemika në Komisionin Hetimor: “Sa shumë paske vuajtur mi”, vokshi i drejtohet Spahiut

Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu kërkon përmbajtje të rendit të ditës dhe respekt për fjalën e të gjithëve. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ironizon duke thënë “Sa shumë paske vuajtur mi Klod”, duke iu përgjigjur me një ton humoristik.

Megjithatë, debati shkon edhe më tej kur deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, kërkon fjalën me ngulm dhe dalin në pah tensionet në tryezë. Ndërsa Vokshi përpiqet të qetësojë situatën, Ndreca e akuzon për paragjykim dhe tentativë për të imponuar pikëpamjet e saj. Çështja merr më shumë tension kur Vokshi ndalon Ndreca nga fjalimi, duke e akuzuar për ndërhyrje në fjalën e saj dhe duke theksuar nevojën për respektim të rregullave të komisionit.

Vokshi: Zoti Ndreca mund të dëgjojmë zonjën Zhupa, pastaj ta jap

Ndreca: A ka mundësi të marr fjalën, e nisa dua ta mbaroj.

Vokshi: Jo, më keni ndërhyrë kur unë isha duke folur. Po më kërcënon, për çfarë më paralajmëron. Në mënyrë të dhunshme, asnjë nuk e merr fjalën. Do ndjekim rregullin, ka anëtarë të tjerë që kanë kërkuar para jush. I kanë dhënë një detyrë dhe do ta çoj deri në fund, detyrën për të bërë zhurmuesin.

Ndreca: Është i hapur mikrofoni, a mund të flas?

Vokshi: Jeni shumë i ri si deputet duhet të mësoni ca gjëra

Ndreca: Jam mjaftueshëm me eksperiencë

Vokshi: Po, po, eksperiencë në administratë. Nuk do bënit ato gafa nëse do të kishit eksperiencë.

Ndreca: Mënyra sesi silleni po e shfaqni vetëm sikur jeni eprorja e të gjithëve këtu. Jeni e para në mes të këtyre të barabartëve. Nëse vini këtu me teka e qejfe edhe me ato që ju bëni në mbledhje te partia, ky komision nuk ka për të ecur me ato që ju doni të impononi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...