25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 9, 2025
spot_img

Polemikat e shumta që postimet e çiftit të famshëm ndezin online.

Nuk ka pushim për Fedez dhe Chiara Ferragni-n kur bëhet fjalë për të ndarë çdo moment nga jeta e tyre me miliona ndjekësit që kanë në rrjetet sociale. Shkrepje dhe buzëqeshje në familje së bashku me Leon e vogël, të ndjekur nga një lumë komentesh e urimesh nga miqtë dhe fansat që po mundohen të qëllojnë në shenjë për emrin e vajzës.

Megjithatë, jo të pakta janë polemikat që postimet e çiftit ndezin online. Kështu ndodhi edhe me një prej postimeve të Fedez në Instagram, i cili shkroi:“Duke pritur ty”, me foton e Chiara-s duke bërë ekografi, ndërsa ai i mbante dorën.

Pse kjo foto kaq e ëmbël ndezi polemika? Ka shumë njerëz që e krahasojnë momentin me përvojën e tyre, duke menduar se është një privilegj i Ferragnez që lejohen të qëndrojnë bashkë teksa bëjnë vizitat dhe ekografitë, ndërkohë që ata nuk janë lejuar të hyjnë dyshe si pasojë e pandemisë.

“Më trego se si mund të bëni një ekografi së bashku? Ne po presim një fëmijë dhe burri im nuk ka mundur të marrë pjesë në ndonjë vizitë, as në spitalet private dhe as në ato publike. Nuk është një polemikë, vetëm një pyetje e thjeshtë”, -shkroi dikush.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama prezanton paketën e re ligjore: Fund ndërtimeve pa leje do të mbrohet territori

0
Tiranë – Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re ligjore që synon mbrojtjen e pronës dhe territorit, në një konferencë ku morën pjesë...

Tragjedi në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike

0
Lezhë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Zejmen, ku një vajzë 16-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë, viktima...

Barush Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit, në kërkim për atentatin në Shkodër

0
Shkodër – Autoritetet policore kanë shpallur në kërkim Bajram Bregun, 39 vjeç, i njohur si Barush Bregu, dhe një 17-vjeçar, të dy të dyshuar...

Aksident tragjik në Vlorë: 65-vjeçari humb jetën pas daljes nga rruga

0
Vlorë – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot, rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, ku...

Atentati në Shkodër: Ragip Gila thotë se veproi i vetëm, policia dyshon për vrasje...

0
Shkodër – Ragip Gila, 29 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i masakrës së 8 shtatorit në qendër të Shkodrës, ka dhënë dëshminë...