Policia e Elbasanit ka arrestuar 18-vjeçarin me iniciale K.A i cili drejtonte automjetin pa patentë.
Gjithashtu uniformat blu kanë ndaluar edhe shtetasin me iniciale J.T pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë Elbasan:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. T., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.