5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Policia Bashkiake e Tiranës paralajmëron pronarët e makinave të braktisura: 30 ditë afat për t’i larguar

Policia Bashkiake e Tiranës ka bërë thirrje sot që pronarët e automjeteve të braktisura të largojnë mjetet brenda 30 ditëve, përndryshe ato do të transportohen në vendin e përcaktuar për depozitimin e automjeteve të braktisura.

Nisma synon lirimin e hapësirave publike, përmirësimin e qarkullimit dhe krijimin e një qyteti më të rregullt. Autoritetet kanë ftuar qytetarët të raportojnë çdo mjet të braktisur duke dërguar foto dhe lokacion në numrin e telefonit 0689500030.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe Rregulloren Kombëtare, e cila do të përcaktojë hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset, duke lidhur çdo vendim për vendosjen e karrigeve ose tavolinave me kontribute për Fondin e Gjelbër.

Procesi i lirimit të hapësirave publike, pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, ka nisur në fillim të korrikut. Në portalin Hapësiraime.gov.al janë raportuar deri tani 10,351 raste, prej të cilave 7,137 janë zgjidhur, ndërsa 3,214 mbeten në proces.

Policia Bashkiake thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për të rikthyer funksionalitetin e hapësirave publike dhe për të siguruar një ambient më të pastër dhe më të rregullt për të gjithë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...