7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Policia çmonton “Fijet” e krimit, hiqen me dhjetëra kamera, 13 persona në hetim

Policia e Shtetit ka vijuar me operacionin “Fijet” ku janë hequr të tjera kamera të vendosura në mënyrë të jashtëligjshme.

Në Korçë janë çinstaluar 6 kamera, në Vlorë 10 dhe në Durrës 7. Ndërkaq kanë nisur hetimet për 13 persona, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Policia ka çmontuar dhe sekuestruar disa kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

-Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 shtetas.

-Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.

-Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas.

Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...