2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Policia e Barit kap me 225 mijë paund në furgon me destinacion Shqipërinë.

Guardia di Finanza, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, sekuestruan ditën e sotme një sasi prej 225 mijë paundsh, të fshehura në sarbatorin e një furgoni me destinacion Shqipërinë. Furgoni u ndalua në Portin e Barit dhe mësohet se ishte nisur nga Anglia me destinacion Shqipëinë.

Kontrolli i kujdesshëm i kryer në mjetin me targa angleze në port bëri të mundur kapjes e sasisë së fshehura të parave, të cilat kishin mundur të kalonin me sukses në pikat e mëparshme kufitare. Paratë, të ndara në dhjetëra tufa të mbështjellura, ishin salduar fort brenda serbatorit.

Kujtojmë se në Portin e Barit, që nga fillimi i këtij viti, janë zbuluar 21 raste të trafikimit të parave, duke sekuestruat mbi gjysmë milioni euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT