18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Policia e Kosovës arreston dy persona për grabitje në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, K.C. (28) dhe Z.M. (42), të dyshuar për një rast grabitjeje që ndodhi në rrugën “Dervarska” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, dy të dyshuarit kishin hyrë me forcë në një lokal dhe kishin vjedhur një shumë parash.
Njëri prej tyre u ndalua në vendngjarje nga punëtorët e një kompanie sigurie fizike, ndërsa tjetri u kap më vonë nga njësitë policore.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, që dyshohet të jetë produkt i grabitjes. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se të njëjtit persona mund të jenë të përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të ndodhura në ditët e fundit.
Njëri nga të arrestuarit ka pranuar përfshirjen në këto ngjarje gjatë fazës së intervistimit.

“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë,” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj të dyshuarve është inicuar rasti “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur nëse janë të përfshirë në ndonjë ngjarje tjetër të ngjashme në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...