9.5 C
Tiranë
Monday, January 26, 2026
spot_img

Policia e Kosovës sekuestron 140 kilogramë eksplozivë në veri të vendit

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 140 kilogramë eksplozivë gjatë një kontrolli të realizuar dje në veri të vendit. Sipas autoriteteve, materiali shpërthyes është i prodhuar në Serbi.

Lidhur me rastin, në emisionin Info Magazine ka folur shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë në veri, Erduan Baliqi, i cili bëri të ditur se eksplozivi mban shenjën e prodhimit të vitit 2014.
“Eksplozivi përmban tiketën që është i vitit të prodhimit 2014. Më tutje nuk mund të flasim më shumë rreth kësaj çështjeje”, deklaroi Baliqi në Klan Kosova.

Ai theksoi se kohët e fundit është rritur ndjeshëm bashkëpunimi i qytetarëve me policinë në veri të vendit, veçanërisht në raportimin e rasteve që lidhen me armë dhe mjete të rrezikshme.

“Andaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, që çdo informacion që posedojnë për ndonjë mjet të rrezikshëm, armatim apo eksploziv, ta raportojnë tek ne. Policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, u shpreh Baliqi.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për persona të dyshuar apo arrestime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...

Era e fortë bllokon rrugët në Vlorë, pisha rrëzohen në zonën e Zvërnecit

0
Një stuhi e erës së fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, ku disa pisha janë rrëzuar në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Autoritetet lokale...

Instagram pezullon përkohësisht llogaritë e mediave dhe organizatave civile në Serbi

0
Profile të reja, me pak postime dhe ndjekës të rinj, që ndoqën në mënyrë të koordinuar disa media kritike dhe organizata joqeveritare në Serbi,...

Aksident me motor në Fier–Libofshë humb jetën 35-vjeçari

0
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim, pas një aksidenti me motor. Sipas burimeve zyrtare, i riu...

Gazeta gjermane FAZ: Protesta në Tiranë shënon “fazën përfundimtare” për qeverinë Rama

0
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka pasqyruar me vëmendje protestën e opozitës shqiptare në Tiranë, duke e konsideruar atë një zhvillim kyç në...