8.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Policia e Shkodrës godet një rast të tentativës për shitje të lëndëve narkotike/ Arrestohen katër shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Perash”, duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, janë arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, si dhe janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Perash”.

Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,

G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,

D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S., D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tensionet brenda PD-së: Berisha urdhëron sabotazhe ndaj takimeve të Salianjit

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket i alarmuar nga aktiviteti i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh me demokratët...

Alibeaj: “Lëvizja e Salianjit trazoi PD, fundi i ciklit politik po vjen për të...

0
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe ndikimin e lëvizjes së Ervin Salianjit që...

Legjenda belge e futbollit Glen De Boeck ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

0
Legjenda e futbollit belg, Glen De Boeck, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një hemorragjie të madhe në tru që e la në...

Tiranë: Arrestohet 21-vjeçari që nxiste të mitur për vjedhje dhe shiste sende të paligjshme

0
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga policia, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje dhe ka nxitur një të mitur 13-vjeç për të vjedhur. Sipas...

Shqiptari Taulant Toma u arratis nga burgu i Operas në Milano: “Hekurat e qelisë...

0
Një arratisje spektakolare ka ndodhur në burgun e Operas në Milano, ku 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma, i njohur për tentativat e mëparshme të arratisjeve,...