28.5 C
Tiranë
Monday, August 18, 2025
spot_img

Policia e Tiranës arreston 11 shtetas të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar disa qytetarë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në prangat e policisë, ka rënë 23-vjeçari, L. GJ., pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet e iu sekuestrua sasi me lëndë narkotike të llojit kanabis.

Gjithashtu, policia ka arrestuar një 26-vjeçarë në Shkozë, pasi ka goditur me grushte shtetasin M. ZH., 29-vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit të mjetit të tij, u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike.

Sakaq, policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 34-vjeçarit A. M., i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H.(S)., 26 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin M. Zh., 29 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit V. K., 28 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. H., 35 vjeç dhe V. H., 56 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A.

Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 36 vjeç, sepse pas një konflikti për parkimin e mjetit, ka goditur me grushte shtetasin A. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin E. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin përfundon në rrethimin e vilës qeveritare në Ujë...

0
Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në rrethimin...

“Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm” – Sali Berisha viziton Istogun...

0
Istog – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë private në Istog të Kosovës, ku mori pjesë në disa aktivitete lokale dhe...

Air Canada pezullon fluturimet për shkak të grevës së asistentëve të fluturimit

0
Toronto – Air Canada njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj pas fillimit të grevës nga stafi i asistentëve të fluturimit, duke prekur...

Dhimbja kronike dhe shpresa e re nga neuroshkencëtarët

0
Dhimbja e zakonshme largohet me shërim, por dhimbja neuropatike nuk zhduket kurrë. Edhe një prekje e lehtë mund të ndihet si zjarr, duke ndryshuar...

Shpat Kasapi mohon përleshjen në dasmë: “Thjesht një debat i vogël, askush nuk më...

0
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend”...