14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Policia e Vlorës arreston 3 persona dhe procedon 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Për veprën penale të vjedhjes, u arrestua 46 vjeçari A.K i cili ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi. Ndërsa janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– E. J., 46 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

– M. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Fermë -Fitore, Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit: G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Dhe shtetasit K. Ll., 27 vjeç, P. M., 38 vjeç, banues në Cakran, Fier, dhe S. M., 28 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, pasi janë kthyer deporativ nga Greqia.

Njoftimi i Plotë:

DVP Vlorë/ Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në lagjen “10-Korriku”, Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. J., 46 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
– M. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Fermë -Fitore, Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit K. Ll., 27 vjeç, P. M., 38 vjeç, banues në Cakran, Fier, dhe S. M., 28 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, pasi janë kthyer deporativ nga Greqia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...