4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Policia godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta/ Arrestohet poseduesi i lëndës narkotike dhe blerësi

Një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla është goditur nga policia, duke çuar në pranga një 32 vjeçar si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Policia e Korçës bën me dije se shtetasit S. Çordhaku, ishte dënuar edhe më parë për këtë arsye.

Ndërkohë, është proceduar penalisht një 40 vjeçar, i cili u kap në momentin e blerjes së drogës, duke tentuar t’ largohet forcave të rendit.

Gjatë aksionit, blutë e Korçës ka sekuestruar 23 doza heroinë,kanë arrestuar poseduesin e lëndës narkotike dhe proceduar penalisht blerësinë, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Ç., 32 vjeç (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në lagjen nr. 17, Korçë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta, janë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit S. Ç.

Ky shtetas, në banesën e tij, i kishte shitur shtetasit O. K., disa doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, i cili sapo ka konstatuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë ka tentuar të largohet me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por më pas u neutralizua.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Ç., u gjetën 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...