15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Policia Greke sekuestroi 310 kg kokainë në Portin e Pireut dhe arreston Shqiptarin kreun e rrjetit të drogës

Policia greke ka goditur një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një kontejner me karkaleca deti, në të cilin ishte fshehur 210 kg kokainë. Kreu i bandës, një 54-vjeçar shqiptar me tre emra, Jasona Mërkuri (Andrea Mërkuri, Azdren Muharremi), është arrestuar.

Në mbrëmje u gjet edhe një sasi tjetër prej 100 kg kokainë, e cila ishte fshehur në një kontejner tjetër. Mediat greke shkruajnë se të dyja ngarkesat i përkisnin të njëjtës organizatë kriminale. Destinacioni përfundimtar i kontejnerëve, sipas mediave greke, ishte Shqipëria, nga ku do të bëhej shpërndarja në Evropën Qendrore dhe Veriore. Kur të hidhej në treg, vlera e drogës do të kalonte pesë milionë euro. Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine, konkretisht nga Panamaja, ishin karkalecat e ngrira dhe droga. Mbi kokainë ishte e stampuar një kafkë, me flokë dhe mjekër. Autoritetet greke ishin njoftuar nga shërbimet amerikane për sasinë e kokainës në kontejner.

Përveç 54-vjeçarit shqiptar Jasona Mërkuri (Andrea Mërkuri, Azdren Muharremi), është arrestuar edhe Marsel Stafaj, 36-vjeç dhe grekët Ioannis Biglakis, 64 vjeç, dhe Alexandros Merkouris. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Jasona Mërkuri (Andrea Mërkuri, Azdren Muharremi), ishte kreu i organizatës dhe kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Ortaku i tij, Marsel Stafaj, 36 vjeç, merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Anëtarë të grupit ishin edhe dy grekë. Njëri prej tyre ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimit të blerjes së sasive të drogës që do të trafikohej. Tjetri siguroi mbulimin operacional dhe mbrojtjen e ‘kreut të bandës’, duke marrë masat e duhura kundër kapjes së tij.

Jasona (Andrea) Mërkuri ishte në arrati që prej vitit 2017, pasi kërkohej nga policia greke, i akuzuar për prodhim pilulash Captagon, të destinuara për vendet e Lindjes së Mesme (tabletat quhen edhe “droga e xhihadistëve”) dhe i dënuar me 20 vite burg në Greqi. Ndërsa Ioannis Biglakis, 64 vjeç, ishte arrestuar edhe në vitin 2012 për transport armësh në Kosta Rika. Sipas informacioneve, ai do të transportonte armët dhe në këmbim do të merrte kokainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT