Katër persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni të finalizuar nga policia italiane në Brindizi dhe San Pietro Vernotico për goditjen e trafikut të drogës.
Dyshohet se në këtë rrjet kriminal ishin përfshirë 21 persona ndërkohë që dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, dy armë dhe një shumë e madhe parash. Nga hetimet ka rezultuar se drejtuesit e grupit kriminal kishin lidhje me zyrtarë të ndryshëm në dy zonat ku bëhej shpërndarja e lëndës narkotike.
Droga transportohej kryesisht nga Shqipëria përmes shoferëve të autobusëve të cilët merrnin edhe shumat e parave.