10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Policia Kufitare Finalizon Operacionin “Five Charges”, kapet dhe arrestohet personi në kërkim

 

Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave në kërkim. Si rezultat i operacionit të koduar “Five Charges”, është kapur dhe arrestuar Pllum Daci, një shtetas 52-vjeçar nga Kamza, i kërkuar ndërkombëtarisht.

Shtetasi Daci ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma më 24 korrik 2024 dhe ishte dënuar nga Gjykata e Napolit në Itali me 14 vjet e 10 muaj burg për 5 vepra penale: “Tentativë vrasje”, “Grabitje”, “Kanosje”, “Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Për të mbetur për të kryer 13 vjet e 9 muaj burg.

Operacioni u realizua në Portin e Durrësit, ku Daci po tentonte të merrte një automjet të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij. Pas arrestimit, ai u vendos në pranga me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për realizimin e ekstradimit të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...