13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Policia në aksion / 645 denoncime gjatë një jave në polici,shtohen kontrrollet në akset rrugore

Janë kryer 654 denoncime nga qytetarët gjatë kësaj jave në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar të policisë janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe janë gjobitur një numër i lartë shoferësh.

Vetëm dy ditët e fundit janë parandaluar ngjarje rrugore që mund të shkaktonin pasoja të rënda, pasi disa drejtues mjetesh janë denoncuar nga qytetarët se po kryenin manovra të rrezikshme. Në momentin që janë ndaluar, është kuptuar se ishin në gjendje të dehur, ndaj dhe janë vënë në pranga. Bëhet fjalë për: O. S., dhe E. Gj.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/Përgjatë një jave, vetëm për kryeqytetin, 654 denoncime nga qytetarët.

Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim dhe me struktura të tjera të DVP Tiranë, fokus të punës dhe reagim në kohë edhe ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që konstatohen dhe adresohen me pamje nga qytetarët në rrugët e kryeqytetit.

Prej kohësh, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Tiranës, po ndjek me kujdes të gjjtha raportimet e Komisariatit Dixhital, denoncimet e qytetarëve, postimet e rrjeteve sociale, nëpërmjet të cilave provohen shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat më pas ndiqen në terren dhe procedohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor.

Gjjthashtu, janë vlerësuar në kohë informacionet e qytetarëve në lidhje me shkelje të rrezikshme, ku vetëm dy ditët e fundit, falë reagimit të shpejtë dhe profesional, janë parandaluar ngjarje rrugore që mund të shkaktonin pasoja të rënda, pasi disa drejtues mjetesh, janë denoncuar nga qytetarët se po kryenin manovra të rrezikshme. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar dhe ndaluar menjëherë, dhe nga verifikimet rezultuan se dy prej tyre ishin në gjendje të dehur, përkatësisht shtetasit me iniciale O. S., dhe E. Gj, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

#Faleminderitpërbesiminebashkëpunimin
#BashkëShohimMeShumë📸
#RregulliShpëtonJetë✅
#DenoncoEdheTi✍️

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...