4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Policia Rrugore e Fierit bën bilancin e 3-mujorit të parë të vitit 2022, evidentohen 8 aksidente rrugore më pak se një vit më parë

Policia Rrugore e Fierit, ka bërë bilancin e 3-mujorit të parë të vitit 2022

Në qarkun Fier, falë kontrolleve intensive në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti, gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar 8 aksidente rrugore më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 86 shtetas, 40 më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

190 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa 644 mjete janë shpallur alert, për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë vendosur 20.805 masa administrative ose 14.140 masa administrative më shumë se 3-mujori i parë i vitit 2021.

Janë tërhequr 47 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara.
Janë proceduar administrativisht 6396 shtetas më shumë, për drejtim automjeti tej normave të shpejtësisë.

1390 shtetas më shumë janë proceduar administrativisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 2398 shtetas më shumë janë proceduar administrativisht për qarkullim me mjet, pa rrip sigurimi.

Janë vendosur 311 masa administrative më shumë se masat e vendosura gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, për qarkullim pa kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore e Fierit falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...