11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Policia shpëton burrin që kërcënonte se do të hidhej nga tarraca në Tiranë

Një 68-vjeçar ka shpëtuar nga një tentativë për vetëvrasje pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, ku burri ishte ngjitur në taracën e një objekti katërkatësh dhe kërcënonte se do të hidhej.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke arritur të zbresin shtetasin Q. Z., i cili dyshohet se ndodhej nën efektin e alkoolit. Pas shpëtimit, ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dyshon se motivi i këtij akti ka lidhje me një konflikt që ky shtetas ka pasur me familjarët e tij, lidhur me çështje pasurie. Ky çështje ishte trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...