11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Posta reagon për rastin e Peshkopisë të trasmetuar në televizion : Kemi kallëzuar dhe pezulluar punonjësin që vidhte fondin e pensioneve

Reagim mbi lajmin e bërë publik në media sa i takon shpërdorimit të fondit të shpërndarjes së pensioneve në degën e Postës Shqiptare në Peshkopi.

Posta Shqiptare ka ndjekur hap pas hapi të gjithë situatën e krijuar dhe bën me dije se pas raportimit të ankesave nga ana e qytetarëve sa i takon shpërndarjes së pensioneve në Peshkopi (Zyra Postare Kastriot), ka marrë masat e menjëhershme dukepezulluar nga detyra dhe njëkohësisht kallëzuar penalisht në datën 2 (dy) Qershor punonjësin e kësaj dege (Zyra Qendër Komune e Fshat Fundor), Gazmir Hasi, për shpërdorim detyre nga ana e tij lidhur me shpërndarjen e fondeve të pensionit.

Gjithashtu, Posta Shqiptare bën me dije se ka ngritur grupin e punësi cili po auditon të gjithë praktikën e këtij procesi si dhe janë marrë menjëherë masat e nevojshme për nisjen e shpërndarjes së pensioneve tek qytetarët për muajin Maj 2022,proces ky i cili po vijon normalisht në këto momente.

Në të njëjtën kohë, Posta Shqiptare krahas vlerësimit të dëmit të krijuar nga ky shpërdorim fondi, po vijon me inspektimin e të gjithë praktikës së ndjekur nga kjo degëpër rastin, duke vlerësuar edhe përgjegjësinë e menaxhimit financiar nga ana e Degës Dibër.

Sa më sipër,Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare Sh.a., ka vendosur masën për pezullimin nga detyra të kryetarit të DegësDibër, Ilir Vranici, deri në monentin e zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje.

Posta Shqiptare i shpreh keqardhjen e sinqertë të gjithë pensionistëve të dëmtuar nga punonjësi i kësaj dege, si dhe mbetet gjithnjë e angazhuar në shërbim të qytetarëve duke i ftuar ata që të raportojnë çdo problematikë apo rast abuzimi nga punonjës të papërgjegjshëm.

Sikurse, falenderon median për ndjeshmërinë e saj publike dhe denoncimin e abuzuesve,duke e vlerësuar partneritetin me të dhe kontributin e saj në misionin tonë publik për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari dhe biznesi nën moton tonë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...