6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Poston foto në facebook, arrestohen për protestën dy imamët në Berat

Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot pa asnjë shkak organizatorët e protestës: dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora.

Tre përfaqësuesit e kultit musliman, pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre. Ata nuk ishin pjesë e grupimit të njerëzve që bllokuan rrugën dhe u përplasën fizikisht me policinë.

Tre të shoqëruarit janë ende brenda ambjenteve të DVP-së Berat dhe ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre,ndërkohë që familjarë, të afërm dhe përfaqësues të Myftinisë Berat ndodhen përpara godinë së policisë së Beratit.

Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët musliman: Isuf Braho dhe Edmond Shosha,bëjnë apel për lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve pasi në të kundërt, ata deklarojnë se shoqëria civile dhe komuniteti musliman do të reagojnë ashpër. Sipas qytetarëve shoqërimi i tyre është i paligjshëm dhe u është presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë.

Qytetarë të cilët presin jashtë komisariatit: Arsyeja është një foto e Fatjonit e postuar në facebook, e cila ndërgjegjëson njerëzit për t’u ngritur dhe luftuar këtë sistem. Dhe fotoja është shkaku pse Fatjoni po mbahet i arrestuar. Por çka është më e çuditshmja është se nëse është fotoja e Fatjonit atëherë përse duhet të shoqëroheshin dy imamët?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...