13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Pranga 54-vjeçares në Gjirokastër,po transportone emigrantë të paligjshëm

Një 54-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

E arrestuara është Floranda Obzova, e cila tentoi ti shpëtonte policisë por u ndalua ku gjatë kontrollit në makinë iu gjetë edhe 3 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policise:

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 45”. Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 54-vjeçarja.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Specialisët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informaciove të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 45”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. O., 54 vjeçe, banuese në Finiq.

Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtuese shtetasen F. O., e cila nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por është larguar me shpejtësi. Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se shtetasja F. O. ishte duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...