14.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Pranga për 2 te dyshuarit që dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro në Herraj

Dy shtetas, S. H., 28 vjeç dhe L. Xh., 32 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pas dyshimeve se kanë djegur një mjet pune eskavator me vlerë 150 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Herraj më datë 19 tetor 2023.

Operacioni policor i koduar “Herraj” u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Autorët kanë dogur mjetin pune duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Pas një pune hetimore të kujdesshme, shtetasit u ndaluan dhe u vu në pranga në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Shtetasit e ndaluar, S. H. dhe L. Xh., janë futur në pranga për motive të dobëta dhe tashmë janë në pritje të veprimeve të mëtejshme ligjore. Autoritetet kanë sekuestruar mjetin e përdorur për të larguar nga vendi i ngjarjes si provë materiale në vijim të hetimit.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Herraj”.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Dogjën, për motive të dobëta, një mjet pune, me vlerë 150 mijë euro, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin dy autorët e dyshuar, kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie mjeti pune (eskavator) të ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, pas një pune hetimore ndjekur me metoda speciale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ferraj”.
Si rezultat i tij u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim S. H., 28 vjeç, banues në Ferraj, dhe L. Xh., 32 vjeç, banues në Zall Herr.
Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT