Gazetari i njohur nga Kosova, ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me debatin për praninë e muzikantit serbo-boshnjak Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zeka thotë se po bëhet një fushatë e egër kundër birrës “Korça”, që nuk ka asnjë lidhje me artistin e njohur serbo-boshnjak, ftesa për të cilin është bërë nga bashkia.
Zeka shkruan se vetëm tek ne ndodh që të kapemi pas rriqrave në bishtin e kalit, duke ironizuar për ta shpallur birrën Korça non grata dhe të marrim më pas birra nga Serbia.
Çka ka lidhje birra “Korça” me Bregoviçin?!
Po behet nje fushate e eger edhe kunder birres “Korça”, bane be qe Bregoviçi po e zien, dhe po e shperndan.
Vetem te ne ndodhe me u kap pas rriqerave ne bishtin e kalit, edhe me marre me te me dite te tera.
Po ju pyes ju “patriotave” analfabet, ku ishit bre kur erdhi Zdravko Qoliqi ne Tv-Klan, te ai Aleksander Frangaj e Blendi Fevziu, qe zgerdhihet e shet pordhe patriotike deri ne Beograd. Pyetne pak Baton Haxhiun e Blendi Fevziun se kush e futi biznismenin serb Mishkoviç, midis Shqiperise?! Me kend e lidhen ate?
Pyetne Frangajne dhe plote pronar te mediumeve te cilet jane katolik dhe ortodoks, pse i keni stermbushur stacionet e juaja televizive me seriale turke qe i bleni nga 50 dollar, duke ja shperla trurin popullit, nderkohe qe e shani Edi Ramen kur merr dhurate nje spital nga Erdogani?!
Ju e beni kete, sepse bibel, kuran, Zot e Atdhe, e keni lekun. Ju nuk e keni hallin e Bregoviçit. Ju e keni hallin e krijimit te nje perçarje andej e kendej. Kur them Ju, e kam fjalen per ata andej, e per keta kendej.
Shikoni nese mundeni me fute Birren “ Korça” produkt non grada, pastaj marrim birra te Serbise…!!!