5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Prej mëse 10 ditësh banorët e tre fshatrave janë të bllokuar nga dëmtimi i urës, riparimi i saj kërkon kohë

Pas më shumë se një jave bllokim kanë filluar punimet për riparimin e urës së Shtrezës.

Punimet po behën nga firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec, dhe kanë të bëjnë me riparimin e pjesëve të dëmtuara te dy shpateve anësore të urës, përforcimin e saj deri në çeljen e fondit të emergjencës për rehabilitimin e shpejtë të aksit të vjetër Shishtavec – Kollovoz, rindërtimin dhe funksionimin e plotë të urës së Shtrezës.

Punimet nga firma mirëmbajtëse “Marsi” pritet të zgjasin një javë për të bërë të mundur me pas lëvizjen e lirë të mjeteve.

Ditë më parë banorët e tre fshatrave Shishtavec, Novosej, Turaj, përmes një apeli iu drejtuan Bashkisë së Kukësit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Prefekturës së Qarkut që të merrnin masa për kthimin ne normalitet te situates së krijuar nga bllokimi i urës.

Prej mëse 10 ditësh banorët e fshatrave Shishtavec, Turaj, Novosej gjenden të bllokuar për shkak të shembjes së urës së Shtrezës, nga reshjet e shiut të fillim muajit.

Qindra banorë të tre fshatarve kanë hasur vështirësi të mëdha në lëvizjen drejt qytetit të Kukësit, për të plotësuar nevojat e tyre jetike në furnizimin me ushqime, ilaçe e marrje shërbimesh të ndryshme, si dhe tregtimin e patateve.

Banorët detyroheshin të ecnin një pjesë rruge në këmbë të ngarkuar me ushqime e trasta të rënda në duar me rezervat disa javore, për të kaluar nga njëra anë e urës në anën tjetër.

Nga ana tjetër, rruga e vjetër që kalon në aksin lidhës të Kollovozit është jofunksionale, ndërkohë që rruga për nga Cërnaleva dhe Borja është krejtësisht e papërdorshme për automjetet. Ndërkaq rruga nga dogana nëpërmjet aksit Shishtavec – Krushevë – Dragash e pastaj doganës së Morinës, përvec vonesave të ndalesës në dy dogana, është dhe dyfish më e gjatë duke shumëfishuar kostot për automjetet.

Ndryshe Ura e Shtrezës po degradon e shkërmoqet përditë nga kushtet e motit dhe amortizimi disa dekadash, duke i shtuar vështirësitë e lëvizjes së banorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...