Ndërkohë që Parlamenti u mblodh këtë të martë në seancë plenare për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, sulmoi sot nga foltorja e Kuvendit Presidentin Ilir Meta, teksa tha se nisma për shkarkimin e këtij të fundit nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët për rrugën europiane të Shqipërisë.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, në një postim në rrjetet sociale, i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS teksa kërkon që të hapen kutitë e të rinumërohen votat, thotë se ky Parlament meriton “zero vëmendje”.
“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj. 🇦🇱”, shkruan Blushi.