10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Presidenca njofton konferencë për shtyp në lidhje me vendimin e Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit

Zyra e shtypit të Presidencës ka njoftuar mbajtjen e një konference për shtyp të presidentit Ilir Meta në lidhje me vendimin e Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka njoftuar sot një dalje për mediat të institucionit, edhe pse nuk përcakohet nëse do të jetë kreu i shtetit apo këshilltarë në këtë deklaratë për mediat.

Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se qëllimi i konferencës do të jetë për të bërë transparencën në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale, ku presidenti Meta do shfaq opinionin e tij në lidhje me këtë çështje.

“Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.”- shkruan, zëdhënësi i presidentit në postim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...