6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 13, 2024
spot_img

Presidenti Begaj miraton ndryshimet në Qeveri Rama, ja ministrat që u shkarkuan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka miratuar shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës dhe shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Në një dekret tjetër, Presidenti Begaj ka emëruar sërish zotin Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave. Po ashtu, është miratuar emërimi i zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Këto ndryshime vijnë pas propozimit të Kryeministrit dhe do të sjellin një konfigurim të ri në qeverinë shqiptare.

Njoftimi

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT