8.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Presidenti Begaj thërret me urgjencë mbledhjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare

Presidenti i i vendit Bajram Begaj ka thirrur gjatë ditës së djeshme mbledhjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare, ku do të diskutohet në lidhje me sigurinë kibernetike dhe rreziqet që i kanosen sigurisë kombëtare në tërësi.

Përveç drejtuesve të institucioneve kryesore në vend, në këtë takim pritet të jetë vetëm një përfaqësues nga opozita, Ferdinand Xhaferraj në cilësinë e Zëvendëskryetari të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Njoftimi i presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T. Zoti Bajram BEGAJ bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e  Presidentit të Republikës, me temë:

“Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë” .

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

  1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
  2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
  3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
  4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
  5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
  6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
  7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
  8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
  9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
  10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
  11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
  12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

  1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
  2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
  3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...