15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Presidenti Biden takon udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Koreja dhe Japonia tani janë partnerë që ndajnë vlerat e përbashkëta dhe i kanë të njejtat qëllime”, tha Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në një fjalim me rastin e 78 vjetorit të çlirimit të Koresë nga sundimi colonial 35 vjeçar i Japonisë, që përfundoi më 1945.

Arsyeja e Shteteve të Bashkuara për të zyrtarizuar angazhimin në këtë formë institucionale, ka të bëjë me nevojën që të pamundësohet kthimi prapa nga kjo ulje tensionesh mes Koresë së Jugut dhe Japonisë nëse udhëheqësit aktualë të tre vendeve zëvendësohen me udhëheqës që nuk janë të përkushtuar ndaj këtyre parimeve.

Përqendrimi në parandalimin e kërcënimeve nga Koreja e Veriut dhe Kina është po ashtu mënyrë e mirë për të fituar mbështetje në politikën nacionale në Seul dhe Tokio.

“Këto janë mekanizma të pranueshëm dhe të nevojshëm politik, që nuk hasin në pengesa politike”, tha Shihoko Goto, drejtor në qendrën “Woodrow Wilson.” “Japonia dhe Koreja e kanë parasysh, që relief në rajonin e Indo-Paqësorit është shumë i trazuar”.

Zyrtarët e administratës amerikane nuk sqaruan nëse konsultimet trepalëshe në rast të krizës rajonale përfshijnë shqetësimet në Ngushticën e Tajvanit.

Ndonëse një reagim i bashkërenduar ndaj një sulmi të mundshëm nga Pekini mund të jetë diçka që Uashingtoni e mendon në të ardhmen, Koreja e Jugut nuk është aq e bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara si Japonia karshi kërcënimit nga Kina, thotë zoti Jeffrey Hornung, një ekspert i lartë që specializon në sigurinë e Azisë Lindore, pranë Korporatës Rand.

“Duke marrë parasysh sa e vështirë ishte për Japoninë dhe Korenë të bashkëpunonin në shumicën e çështjeve, mendoj se duhet të fillohet aty ku ndajnë shqetësim të përbashkët, që në këtë rast është Koreja e Veriut,” i tha ai “Zërit të Amerikës.”

Koreja e Jugut tashmë ka treguar vullnet për ta zgjeruar bashkëpunimin trepalësh.

Takimet e radhës së nivelit të lartë

Udhëheqësit do të përkushtohen për takim vjetor dhe të mos tërhiqen nga parimet e miratuara në Kampin David, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Po përpiqemi jo vetëm t’i lidhim së bashku Japoninë e Korenë e Jugut, por edhe SHBA-të, për t’ua bërë të gjithëve të qartë se jemi këtu, për të qëndruar në rajonin e Indo-Paqësorit”, shtoi ai.

Përkushtimi afatgjatë ka rëndësi. Ka shqetësim se premtimi amerikan për bashkëpunim mund të zhbëhet nëse zoti Donald Trump zgjidhet sërish president në vitin 2024.

Bazuar në doktrinën e tij presidenciale “Amerika e Para”, zoti Trump u tërhoq nga traktate të ndryshme ndërkombëtare dhe angazhime rajonale. Ish-presidenti mbahet mend edhe mbi marrëdhënien e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...