10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Mea pritet në takim nga Kryeministri Viktor Orbán/ Mirënjohjen për mbështetjen “domethënëse dhe pa rezerva”

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Mea u prit në një takim nga Kryeministri Viktor Orbán, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen “domethënëse dhe pa rezerva”, që i ka dhënë Shqipërisë  për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Pasi vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kryeministrit Orbán për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve, Meta vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i shndërruar ato në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë marrëdhëniet politike mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi evidentoi se pas hapjes së Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë, bashkëpunimi ekonomik dhe fluksi turistik është rritur, theksoi se është e domosdoshme edhe vazhdimësia e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Orbán vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme.

Kryeministri Orbán, duke shprehur gatishmërinë për nxitjen dhe rritjen e investimeve hungareze në të gjitha fushat ku Shqipëria ka interes, e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, me qëllim forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike dhe tradicionale midis dy popujve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...