18.5 C
Tiranë
Friday, October 10, 2025
spot_img

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka një mesazh për gjithë shqiptarët:Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka një mesazh për gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Shtetit apelon që të gjithë të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur flamurin kombëtar, simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, teksa thekson se 108 vite janë mjaftueshëmpër ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! 🇦🇱
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! 🇦🇱 Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen! 🇦🇱”, shkruan Presidenti i Republikës Ilir Meta.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 10 Tetor 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dita nis me energji pozitive dhe vendosmëri për të përfunduar detyra të rëndësishme. Në punë pritet një vlerësim...

Parashikimi i motit, e Premte, 10 Tetor 2025

0
Më 10 tetor 2025, moti në Shqipëri pritet të jetë i përzier, me kthjellime dhe periudha me vranësira të holla. Temperaturat në ultësi mund...

PS i Tiranës nuk ndalet: Fushata vazhdon pavarësisht pezullimit të dekretit të Presidentit

0
Edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor, Partia Socialiste nuk...

Izraeli përgatitet për zbatimin e marrëveshjes së paqes me Hamasin, ushtria zhvillon protokollin e...

0
Ushtria izraelite ka njoftuar se po zhvillon një “protokoll të ri luftimi” dhe po bën përgatitjet për kalimin në linjat e përshtatura të vendosjes,...

Tragjedi në Itali: 25-vjeçarja arrestohet për vrasjen e binjakëve të saj pas lindjes, dyshohet...

0
Një ngjarje tronditëse ka tronditur Reggio Calabria-n në Italinë jugore, ku një 25-vjeçare është arrestuar me akuzën e vrasjes së dy fëmijëve binjakë menjëherë...