6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Presidenti i zgjedhur Joe Biden përcolli përgëzimet e Ditës së Falenderimeve dhe kërkon sakrifica nga amerikanët / Trump fal gjelin e detit, por nuk heq dorë nga ‘virusi kinez’.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden përcolli përgëzimet e Ditës së Falenderimeve dje, duke thënë se vendi do ta kapërcejë pandeminë dhe duke u bërë thirrje amerikanëve të vazhdojnë betejën kundër koronavirusit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton se zoti Biden foli në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja dhe kur po shtohet pasiguria ushqimore për shumë amerikanë.

Megjithë rritjen e madhe të rasteve të reja të infektimeve në mbarë vendin, amerikanët po sfidojnë udhëzimet dhe po udhëtojnë për festën.Duke bërë thirrje për sakrifica në komentet e tij për Ditën e Falenderimeve, Presidenti i zgjedhur Joe Biden u tha amerikanëve të dyfishojnë pëpjekjet dhe të vazhdojnë betejën kundër përhapjes së virusit.

“Mos u dorëzoni nga mërzija. E di që mundemi dhe që do ta mposhtim virusin. Amerika nuk do ta humbë këtë luftë,” tha zoti Biden.

opennews.al

Të martën, Presidenti Trump ndoqi traditën e festës, kur i fali jetën gjelit të detit.
“Gjatë kësaj feste, ofrojmë falenderime të përjetshme për mjekët, infermierët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët që vazhdojnë betejën me ‘virusin kinez’ dhe shprehim mirënjohje për vaksinat dhe terapitë që së shpejti do t’i japin fund pandemisë”, tha presidenti.Gjeli i detit është pjata kryesore në tryezën e Ditës së Falenderimeve, por jo të gjithë amerikanët do të festojnë këtë radhë. Radhët e gjata në qendra bamirëse që ofrojnë ushqim falas pasqyrojnë thellimin e mungesave ushqimore për shumë amerikanë gjatë pandemisë. “Është e pamundur të sigurosh të ardhura kur nuk punon”, thotë një banore e Chicago-s.

“Feeding America”, një rrjet me 200 qendra bamirëse që ofrojnë ushqim, përllogarit se në 2020 më shumë se 50 milionë amerikanë janë prekur nga uria, ose 35 milionë më shumë se para pandemisë.

Ndërkohë ish-nënpresidenti Biden po e kalon festën në qytezën bregdetare Rehoboth të shtetit Delauer, ku ai dhe bashkëshortja Jill kanë një shtëpi pushimi. Vajza e çiftit, Ashley Biden me bashkëshortin, do të kalojnë festën me ta. Presidenti zakonisht e ka kaluar këtë festë në shtëpinë e tij të pushimit në Mar-a-Lago, por këtë radhë po qëndron në Shtëpinë e Bardhë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...