19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Presidenti Ilir Meta pret kreun e NDI/ “Të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, për një të ardhme më të mirë”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI), Robert Benjamin.

Gjatë këtij takimi Presidenti Meta sërish ka ngritur shqetësimin e shpopullimit në Shqipëri. Kreu i shtetit u shpreh se të rinjtë duhet të kenë më shumë mundësi, për një të ardhme këtu.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se vlerësoi punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar.

“Kënaqësi të takohesha sot me z. Robert Benjamin, Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI).

Vlerësova punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar.

E sigurova z. Benjamin se të gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Theksova se shpopullimi i vendit përbën një problem serioz dhe se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, që u ofrojnë atyre një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet në Shqipëri”.

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT