10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Presidenti Maqedonas uron Shqiptarët me rastin e 115 vjetorit të Alfabetit Shqip

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, ka shprehur urimet e tij në shqip për shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut me rastin e 115 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe. Ai theksoi se bashkimi i alfabetit në Manastir ishte një hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe.


“Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe para 115 vjetësh, pikërisht në Manastirin tonë, si hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe, është pa dyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve. Frutat e këtij akti krucial politik dhe kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Jemi krenarë që sot bashkësia shqiptare është pjesë e pandashme e Republikës shumëkulturore dhe shumetnike së Maqedonisë së Veriut. Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”-
shprehet Pendarovski në facebook.

Sot shënohen plot 115 vite nga 22 nëntori i vitit 1908 ku u mbajt Kongresi i Manastirit Kongresin i shënuar si Dita e Alfabetit Shqip, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...