9.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

Presidenti Meta kujton 11 shtatorin: “Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, duke theksuar se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Kreu i Shtetit kujton dhe kapiten Feti Voglin të vrarë në Afganistan, teksa shkruan se Shqipëria është e vendosur si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen.

Kreu i shtetit shqiptar thekson se Shqipëria dhe SHBA “janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq”.

Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.

Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.

Mirënjohje për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmit!

I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!”, shkruan Presidenti Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Imuniteti s’duhet të pengojë drejtësinë” – Reagimi i Ambasadës Britanike para votimit për Ballukun

0
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se imuniteti parlamentar nuk duhet të kthehet në pengesë për...

“15 zyra dhe 35 punonjës” – Miratohet struktura e re e Gjendjes Civile në...

0
Qeveria shqiptare ka miratuar strukturën e re organizative dhe numrin e punonjësve për shërbimin e gjendjes civile në të gjithë vendin. Vendimi është publikuar...

‘Nuk dua të më lëndojnë më’ – Fjalët e fundit të Xhuana Nikollit në...

0
Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes tragjike me 25-vjeçaren Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT...

Shoqja tregon tmerrin: Xhuana Nikolli dhunohej sistematikisht nga partneri, la letër para vetëhelmimit

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen dhe qytetin e Lezhës, pasi 25-vjeçarja Xhuana Nikolli ndërroi jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas vetëhelmimit me...

Këngëtari Gjesti në pranga, kapet me armë në Prishtinë

0
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, ai u ndalua rreth...