19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Presidenti Meta: “Skenari për të lënë vendin pa opozitë luhet prej vitesh, por s’do realizohet”

Presidenti Ilir Meta thotë se çeshtja për shkarkimin e tij është thjesht politike dhe se është i pashqetësuar nga një vendim që mund të marrë Gjykata Kushtetuese.

Pa dashur që të hyjë në detaje dhe për të shmangur komentet, Meta theksoi se nuk do të bëhej pjesë e debatit të PD-së, ndërsa shtoi se duhet të respektohen parimet demokratike.

“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, një skenar që luhet prej shumë vitesh.

Jam i sigurt që shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kurrsesi kontinentit në të cilin jetojmë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara dhe këtë potencial e garanton vetëm demokracia e vërtetë dhe demokracia që është nën kontrollin e shqiptarëve dhe votes se tyre te lire”,- u shpreh Presidenti Meta.

Ndër të tjera Meta u pyet nëse i druhej një vendimi për shkarkim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ai tha se në çdo rast kishte respektuar Kushtetutën.

“Ajo është vetëm një çështje politike, kështu që jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar për sjelljen e të tjerëve, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës.

Dhe jam shumë shumë krenar për të gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, por edhe më tradhtare nga faktorë të jashtëm, edhe të brendshëm për ta pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me proceset e integrimit europian”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT