10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Presidenti Meta takon kryeministrin Albin Kurtin/ “Marrëveshjet mes dy vendeve të konkretizohen”

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, u prit sot në një takim nga kryeministri, Albin Kurti, me të cilin bashkëndanë urimet më të përzemërta me rastin e festës kombëtare, Ditës së Flamurit.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se temë e bisedës mes Metës dhe Kurtit ishin marrëdhëniet dhe marrëveshjet mes dy vendeve si dhe zgjedhjet lokale të zhvilluara në Kosovë.

Presidenti Meta e përgëzoi Kurtin për zhvillimin model të zgjedhjeve lokale në Kosovë, çka përbën një shembull tjetër të maturisë demokratike të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Kryeministri Kurti theksuan forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, që do të kenë impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale të vendeve tona, siç është ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës – Prishtinë dhe Shkodër – Gjakovë.

Në prag të mbledhjes së përbashkët të të dy Qeverive në Elbasan, Presidenti Meta shprehu besimin dhe nevojën që marrëveshjet që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të lidhjeve, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e tij për të gjitha nismat rajonale gjithëpërfshirëse, si Procesi i Berlinit, që garantojnë konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve, faktor kyç për garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon.

Në bisedën e hapur për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të dialogut me Serbinë, Presidenti Meta theksoi se është mjaft e rëndësishme konsultimi dhe mbështetja nga të gjitha forcat politike në Kosovë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...