17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Presidenti turk Erdogan përshëndet Samitin:’ Gati për të kontribuar për paqen dhe sigurinë’

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur mbështetjen e Turqisë për Pavarësinë, Sigurinë dhe Sovranitetin Territorial të Ukrainës në një videomesazh për Samitin për Ukrainën në Tiranë.

Ai konfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të rikthyer palët në tryezën e bisedimeve dhe theksoi se Turqia do të marrë pjesë dhe do të kontribuojë në ndërtimin e shpejtë të Ukrainës. Erdogan përmendi se Turqia ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të vendosur paqen, por vazhdoi të mbështesë vizionin e tij për një zgjidhje diplomatike dhe dialog.

“Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës. I kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut.

Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky. Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë”, tha Erdogan.

Ai konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Presidentit Zelensky dhe shtoi se Turqia do të përdorë të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet e tyre. Erdogan gjithashtu tha se ata janë në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojnë për vendosjen e sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...