10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Presidenti Zelenski i Ukrainës uroi qytetarët për Krishtlindje në kohën e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka uruar qytetarët e tij për Krishtlindje, duke theksuar se është viti i dytë që ata festojnë në kohën e luftës. Në një urim të veçantë, Zelenski shprehu ngushëllime për ushtrinë dhe theksoi dëshirën për një fund të shpejtë të konfliktit. Ai u bëri thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim, duke shprehur shpresën për një Krishtlindje të ardhshme të festuar në paqe dhe harmoni. Në këtë kohë të vështirë, presidenti u inkurajua qytetarët të vlerësojnë jetën dhe të shprehin solidaritetin nëpërmjet një ndjenjeje të përbashkët kombëtare.


Për të dytin vit radhazi, Ukraina feston Krishtlindjet në luftë. Presidenti Volodimir Zelenski, nga zemra e Kievit, uroi qyterarët e tij, e sidomos ushtrinë në frontin e luftës, për Krishtlindje të bardha, me urimin se lufta do të mbarojë shpejt dhe se vitin e ardhshëm, festën të mund ta kalojnë në shtëpi, në një tryezë, në paqe.

“Është viti i dytë që ne Krishtlindjen e kalojmë në luftë dhe festa në luftë merr një tjetër dimension. Është Krishtlindje, por ne e kalojmë jo në humor, me një shije tjetër, ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Edhe dreka e Krishtlindjes në familje është ndryshe sepse jo të gjithë janë në shtëpi dhe jo të gjithë e kanë ende një shtëpi. Sot, për ne nuk ka vlerë ushqimi mbi tryezë, por një tryezë ku njerëzit të ulen bashkë dhe të vlerësojnë jetën, si dikur”, tha Zelenski.Ukraina: Të gjithë burrat jashtë vendit të kthehen për luftën

“Ne lutemi për fundin e luftës, ne lutemi për fitore. Sot, të gjithë ukrainasit janë bashkë. Ne festojmë Krishtlindjen së bashku, si një familje e madhe, si një komb i vetëm, i bashkuar. Hap pas hapi, ditë pas dite, errësira po zhduket dhe errësira do zhduket shumë shpejt, djalli do humbë. Sot, qëllimi ynë i vetëm është ëndrra jonë e vetme. Liria jonë, fitorja jonë, për Ukrainën tonë, për ditën kur të gjithë mund të mblidhemi përsëri në një shtëpi të paqtë, për të festuar paqesisht Krishtlindjen e për të uruar njëri tjetrin: Krishtli u ngjall”, shtoi Presidenti i Ukrainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...