Tirana organizoi sot samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” me pjesëmarrjen edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalën e tij u shpreh se Ukraina mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe propozoi një forum të posaçëm mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit.
Fjalimi i plote
Faleminderit kryeministri Rama.
Të dashur kolegë, të dashur miq! Së pari dëshiroj të falënderoj kryeministrin Rama për të gjithë që keni bërë, për mbështetjen për Ukrainën, si ushtarake dhe humanitare dhe atë politike. Faleminderit që keni organizuar këtë samit dhe na keni mirëpritur këtu. Është hera e dytë që takohemi në një samit të tillë. E para ka qenë në Athinë dhe tani këtu në Tiranën mirëpritëse.
Edi, kryeministër e vlerësoj së tepërmi mikëpritjen tuaj dhe këtë mundësi që po na jepni të diskutojmë së bashku se si mund të fuqizojmë më tej vendet tona, rajonin tonë dhe të gjithë Europën. Sepse të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjek Europa për breza të ardhshëm. Dhe ne të gjithë duam që Europa të jetë ajo hapësirë në të cilë çdo vend çdo komb përcakton fatin e vet. Dhe ne kemi parë se si në të shkuarën ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombeve të tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, në Europën Lindore dhe në pjesë të tjera të Europës. Dhe tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë gjë. Gjithçka që ai bën dhe gjithçka që ai dëshiron të bëjë duke detyruar edhe kombet e tjera që të bëjnë ashtu siç dëshiron ai, që diktatet e vjetra të përcaktojnë se çfarë bëjnë kombet, se çfarë bien dakord apo jo, për të përcaktuar normalja e re.
Prandaj është e rëndësishme për të gjithë kombet tona, që Putini, regjimi i tij të humbasë sepse dështimet e tij janë siguria jonë.
Të dashur kolegë, vizioni ynë për Europën dhe jetën në të gjitha kombet e saj bazohet tek parimi i dinjitetit. Dinjitetit të njëjtë të barabartë për çdo vend. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme. Në të cilën psh dikush meriton më shumë siguri apo paqe dhe në të cilën dikush vuan për paqe dhe injorohet për paqen që nuk e ka. Apo kur dikush meriton integrimin në bashkime të ndryshme apo aleanca të ndryshme dhe dikush tjetër mbetetet pas.
Ne besojmë se respekti për çdo komb dhe e drejta e barabartë e kombeve për të patur siguri si edhe zgjedhjen e pavarur për fatin e tyre duhet të jenë parime universale. Dhe të gjitha këto nëpërmjet bashkëpunimit tonë dhe ne duhet ta bëjmë këtë të qartë, që çdo shtet çdo kombë në Europë që i ruan parimet e komunitetit europian dhe euro-atlantik dhe dëshiron të bëhet anëtar i këtyre komuniteteve meriton integrimin e plotë. Ukraina mbështet vendet tuaja në rrugëtimin tuaj për integrimin europian dhe ju është mirënjohëse për mbështetjen tuaj për integrimin tonë. BE, NATO-ja i kanë ofruar Europës, epokën më jetëgjatë dhe më të fortë të sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik. Dhe ne të gjithë meritojmë që të jemi pjesë e komunitetit europian dhe euro-atlantik.
Së dyti u jam mirënjohës të gjithë udhëheqësve, kombeve që kanë mbështetur formulën tonë të paqes dhe u janë bashkuar përpjekjeve globale për ta vënë atë në zbatim. Avantazhi i dukshëm i formulës së paqes është e plotë, gjithëpërfshirëse që do të thotë se çdo aspekt i luftës ruse mund të zgjidhet me anën pikave që janë përcaktuar në këtë formulë. E gjithashtu që natyra e kësaj formule është gjithpërfshirëse. Që do të thotë se çdo shtet mund ta tregojë veten në këtë proces paqeje. Jo vetëm ato që njihen ndryshe si fuqitë e mëdha, po ato që janë aktive në diplomacinë e Europës apo gjetkë.
Ne duam që e drejta ndërkombëtare dhe stabiliteti global të bazohet në procese vërtetë shumë palëshe dhe transparente tek barazia e kombeve. Ashtu siç çdokush meriton paqen, ashtu edhe të gjithë mund të kontribuojnë në restaurimin e paqes. Prandaj ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në samitin e parë global të paqes në nivel udhëheqësish që do të mbahet në Zvicër.
Së treti, mbrojtja. Gjatë gjithë kësaj lufte, ne kemi treguar kemi vërtetuar që është e mundur t’i bësh ballë një armiku që duket se është një nga më të fuqishmit në botë. Pra çdo komb mund t’ja dalë mbanë me mbrojtje dhe të fitojë kur kombet e ndryshme bashkëpunojnë dhe njerëzit e tyre rezistojnë. Dhe ne propozojmë që të gërshetojmë këto përpjekje tona dhe t’i fuqizojmë ato.
Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa i përket municioneve të cilat ndikojnë kapacitetin tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo një nga kryeqytetet tuaja.
Ju jam shumë mirënjohës për punën e përbashkët që është bërë me vendet tuaja për sa i përket rrugëve, porteve, hekurudhave por edhe në det. Dhe së bashku me paketën e mbrojtjes dhe mbështetjen politike makro-financiare kjo ndërveprim ndërmjet nesh ndërmjet fqinjëve, ndërmjet rajoneve fqinje është kthyer tashmë në një faktor i cili së bashku me rezistencën e popullit tonë në Ukrainë nuk e lejon Putinin të fitojë. Dhe dëshiroj të theksoj edhe punën tonë të përbashkët në Detin e Zi, por edhe në rajonin e Danubit.
Për sa i përket sigurisë së ushqimit kjo e ndihmon të gjithë botën. Ne duhet të vijojmë të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë në fushën e logjistikës, infrastrukturës, në tregti por edhe në marrëdhëniet që kemi me njëri-tjetrin, për energjinë, në politikë, rezistencës që duhet t’i bëjmë keqinformimit që vjen nga Rusia dhe përpjekjeve ruse për të destabilizuar sistemet tona politike.
Gjithçka që na bën ne partnerë të mirë, bën Putinin më të dobët. Prandaj ai investon aq shumë në ndarje dhe në kriza. Ai e di mirë në “Përça e sundo”. Ai e di se çfarë u bën mirë interesave të tij. Por ne duhet të shohim se çfarë u bën mirë interesave tona. Sepse vetëm në këtë formë ne do të mbrojmë njëri-tjetrin. Faleminderit për vëmendjen, faleminderit për ftesën i nderuar kryeministër. Slavo Ukraina!