10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Presidentja e Republikës së Bullgarisë sot takim me Bajram Begaj, fokusi forcimi i partneritetit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova. Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Vizitat e nivelit të lartë që dy vendet kanë shkëmbyer vitet e fundit duhet të vijojnë edhe më tej në funksion të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe e konsideroi Bullgarinë një partnere ekonomike të rëndësishme. Sipas Kreut të Shtetit duhet të shfrytëzohen mundësitë e shumta që kanë dy vendet për të forcuar më tej këtë partneritet.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në drejtim të Republikës së Kosovës si një garanci më shumë për stabilitetin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...