10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Presidentja Osmani takon ambasadorin turk, theksohet rëndësia e bashkëpunimit dypalësh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Gjatë takimit, ata diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe strategjike mes Kosovës dhe Turqisë. Ajo e konsideroi Turqinë një partner të rëndësishëm dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Osmani theksoi nevojën për vazhdimin e mbështetjes turke ndaj Kosovës në proceset e integrimit ndërkombëtar, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe njohje të mëtejshme, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Ambasadori Angılı mbështeti qëndrimin e Presidentes dhe shprehu angazhimin e Turqisë për avancimin e marrëdhënieve të përbashkëta dhe përforcimin e lidhjeve miqësore dhe bashkëpunimit afatgjatë mes dy shteteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...