6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Princesha e Uellsit, Kate Middleton sqaron thashethemnajat: Po luftoj me kancerin!

Spekulimet disa javore për Kate Middleton, Princeshën e Uellsit dhe mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ishte shkëputur nga jeta publike dhe aktivitetet në pallatin Kensington, morën fund të premten e 22 marsit, kur vetë Kate njoftoi se ishte e prekur nga kanceri.

Ishin Krishtlindjet 25 dhjetorin e 2023-shit kur ajo u shfaq për herë të fundit në publik ndërsa pallati mbretëror në janar njoftoi se

Princesha do t’i nënshtrohej një operacioni abdominal të planifikuar, por mosraportimi për një kohë të gjatë rreth asaj çfarë po ndodhte u shfrytëzua për polemika nga media të ndryshme, ndërsa nuk munguan si gjithmonë edhe teoritë konspirative.

Reagimet e shumta në rrjet dhe komentet e papërshtatshme, që flisnin për ndërhyrje estetike, pretendimet për tradhti, spekulimet se kishte ndërruar jetë e detyruan princeshën Kate të ndante publikisht këtë moment të vështirë me publikun.

Kanë qenë ca muaj jashtëzakonisht të vështirë për të gjithë familjen tonë,” – u shpreh princesha në video, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve.

Ndarja e këtij momenti të vështirë nga ana e 42-vjecares, ka bërë që shumë personazhe të njohur të botë së artit medias apo politikës të dalin publikisht me mesazhe mbështetje ndaj saj.

Një gjest që e ka mbushur me krenari e cilësoi Mbreti Charles III teksa përmes një njoftimi të bërë publik nga Pallati Buckingham ka përshëndetur dhe vlerësuar guximin e Princeshës së Uellsit që gjeti forcën ta ndajë me publikun këtë moment delikat të jetës së saj, ndërsa vetë monarku, vetëm disa muaj më parë njoftoi se edhe ai vetë kishte nisur tashmë betejën me kancerin.

Shumë personazhe të tjerë të njohur që u bënë pjesë e spekulimeve për arsyet e mungesës së princeshës kërkuan falje në rrjetet e tyre sociale.

Aktorja amerikane, Blake Lively, ishte një nga të parat që foli, dhe kërko ndjesë publike për akuzat e saj se Kate kishte bërë me photoshop.

Aktivisti dhe gazetari Oëen Jones u shpreh se ndjehej e turpëruar për statuset e saj të mëparshme.

Fotografi mbretëror i The Sun, Arthur Edëards, ka reaguar gjithashtu, duke treguar se sa shumë guxim i është dashur Kate Middleton për të zbuluar publikisht se është diagnostikuar me kancer.

Lajmi për sëmundjen e princeshës Kate ka bërë xhiron e botës, ndërsa nuk kanë munguar edhe solidaritet i shqiptarëve.

Vetë Presidenti i vendit Bajram Begaj shprehu mbështetjen e tij për Princeshën Kate përmes një mesazhi në rrjetet sociale teksa uronte për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...