10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Prisnim ndryshe nga Lukaku”, shpërthen Zanetti: Kam 28 vite këtu, Interi është jeta ime

Pas fjalëve të Piero Ausilio në mikrofonat e “Sport Mediaset” për Romelu Lukaku, vjen edhe shpërthimi i zëvendëspresidentit të Interit, Javier Zanetti ndaj sulmuesit belg. Në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni jetëgjatë i zikaltërve foli edhe për “tradhtinë” e sulmuesit belg, jashtë planeve të Chelsea, i lidhur shumë me kalimin te Juventusi. Pra, tek “armiku” i madh i zikaltërve. Pikërisht kjo konsiderohet “thikë pas shpine”, “tradhti” nga populli zikaltër.

“Nisur nga ajo që bëri Interi për të, ne prisnim një lloj tjetër sjelljeje. Si profesionist dhe njeri. Ai ka të drejtë të shkojë ku të dojë, Zoti na ruajt, mjaftonte vetëm ta thoshte në kohë. Sidoqoftë, askush nuk është më i madh se klubi dhe kur ndërton një ekip, gjithmonë duhet të marrësh parasysh se kë fut në dhomën e zhveshjes”, – tha argjentinasi që ia besoi të gjithë karrierën Interit.

Për Lautaro, si kapiten i ri:“Ai ka ndërmarrë hapat e duhur, me përulësi. Jam i kënaqur me udhëtimin e Lautaros. Sezonin e ri duhet të konfirmojë lidershipin e tij, edhe me më shumë përgjegjësi, por ka një ndjenjë përkatësie, di të japë shembullin personal. Duhet të bëjë kapedanin, por le të flasin faktet para shokëve të skuadrës”.

Për rinovimin e Simone Inzaghit: “Karakteristika e tij kryesore është qetësia në momentet e vështira, forca për të mos dyshuar në punën e tij, për të këmbëngulur. Këtë qetësi, që e kanë të fortët, e zotëronte edhe Gigi Simoni”.

Zanetti për finalen e Stambollit: “E prisja një finale të tillë, luajtëm si të barabartë dhe me guxim. Mundësitë e pashfrytëzuara dhe pak fat, këto na munguan në Stamboll, por ne jemi krenarë për këtë Inter”.

Mbi lidhjen e tij shpirtërore me ngjyrat zikaltër: “Kam kaluar 28 vite në Itali dhe në këtë klub. Ky është një privilegj. Unë jam një baba i lumtur dhe profesionist, edhe për shkak të mirënjohjes së njerëzve. Punoj në prapaskenë dhe e bëj veten të dobishëm, sepse e di se si funksionojnë gjërat tek Interi.

Zonat e korporatës, ato sportive dhe trajneri janë të vetëdijshëm se unë jam aty kur është e nevojshme. Gjithmonë mendoj për rritjen e klubit, falë edhe projekteve të mia sociale dhe rolit tim brenda UEFA-s dhe FIFA-s. Interi është jeta ime. Edhe unë përpiqem të përmirësohem dita-ditës, sepse gjërat evoluojnë shpejt në futboll”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...