9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Procedohet penalisht 45-vjeçarja, u kap me mbi 20 mijë euro të padeklaruara

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku janë sekuestruar 20 mijë e 950 euro dhe është proceduar penalisht poseduesja.

Bëhet fjalë për një shtetase 45-vjeçare me inicialet A.B., banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.
NJOFTIMI

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20.950 euro.

Procedohet penalisht poseduesja.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, shtetasen A. B., 45 vjeçe, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe shërbimet doganore, në çantën e 45-vjeçares janë gjetur 20.950 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasja A. B., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT