6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Profil/Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi: Ikona e Teatrit Shqiptar

Në një ngjarje të trishtë për skenën artisitke shqiptare, Mirush Kabashi, aktori i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër dhe film, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Kabashi, një ikonë e teatrit shqiptar, ka lënë një pasuri të pashtershme artistike, duke interpretuar mbi 100 role me ngjyrimin dhe talentin e tij të veçantë. Nisur si aktor teatri, ai shpërnda magjinë e tij nëpër skena duke prekur zemrat e shikuesve me një varg emocionesh të paharrueshme. Përveç rolit të tij të njohur si Shazivari në “Koncert në vitin 1936,” Kabashi është përqafuar edhe si pedagog dhe krijues i njohur në skenën artistike shqiptare. Ndërsa jemi të dëshpëruar nga humbja e një artisti të shquar, trashëgimia artistike e Mirush Kabashit do të vazhdojë të ndriçojë në historinë e artit shqiptar.

U dallua fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Rames (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadren dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke perdorur nje shumesi detajesh shprehesi, si ne plastike ashtu edhe ne menyren e te folurit.

Ky rol u pasua me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedine “I semuri imagjinar e Molierit” (1982), me te cilin luajti mjaft bukur me elegancen plastike te tij, me perpunimin e gjestit, c’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist. “Në teatër mësova se c’ishte aktora, pata peripeci si gjithë të tjerët, pastaj kam marrë pjesë nëpër filma, shfaqje. Të vetmen gjë që mund t’jua them me bindje: nuk i jam trembur e shmangur kurrë punës në çfarëdolloj kushtesh. Kur është fjala për të provuar, për të pasur mundësinë e kontaktit me spektatorin, unë nuk kam refuzuar, por përkundrazi kam provuar me guxim.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mbërrin në caqe vërtet të lavderueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombetar.

Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Mirush Kabashi, në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh iPunës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT