0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Projektligji për bashkëqeverisje, Bylykbashi: “Qeverisja e mirë dhe jo bashkëqeverisja e keqe do të ishin synimi, mos votoni këtë ligj sepse është i dëmshëm dhe afatgjatë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi nga foltorja e Kuvendit ka thënë se është kundër votimit të projektligjit për bashkëqeverisje.

Ai thotë se me këtë projektligj forcohet më shumë roli i kryeministrit, ndërsa sipas tij, në të mirë të vendit do të ishte që të dobësohej më shumë autoriteti i të parit të qeverisë. Bylykbashi nënvizoi se vendi ka nevojë për një proces të ri zgjedhor, e kjo duhet bërë sa më shpejt.

“Ju për ta mbuluar shpikni ligjin e bashkëqeverisjes. Ne bëjmë keq, i themi qytetarëve bëhuni bashkë me ne dhe ne nuk kemi përgjegjësi sepse bashkëqeverisëm. Kryeministri nuk është zoti, ministrat janë aty edhe për të kundërshtuar. Gjykata Kushtetuese është anemike, sapo ka bërë lindjen dhe nuk e kundërshton kryeministrin. Prokuroria ka frikë, se mos ikin nga puna me vettingun. Ndërkohë votuesi nuk kërkon llogari sepse ia blejnë votën. Në 2017 Rama deformoi procesin zgjedhor, në 2020 e vrau procesin zgjedhor duke hequr koalicionin e madh.

Ka 4 vite që ai kontrollon pushtet pa kufij dhe nuk sheh pengesa askund dhe nuk ka nevojën të kërkojë konsensusin e ministrave. Ai i vendos ato dhe i heq kur të dojë. Parimi i shtetit të së drejtës, sot ato janë si pjatë luksoze për dikë që nuk ka të hajë prej kohësh. Këtë tregon ky projektligj. Na duhet një sistem i ri zgjedhor që dobëson pushtetin e kryeministrin. Kryeministri duhet të jetë i detyruar të bëjë kompromise.

Qeverisja e mirë dhe jo bashkëqeverisja e keqe do të ishin synimi. Ne duhet të ecim përpara shpejt. Ju ftoj të mos votoni këtë ligj sepse është i dëmshëm dhe afatgjatë”, tha Bylykbashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT