14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Prokuroria e Fierit sekuestruar 3 milionë euro pasuri të një të dënuari për trafik droge

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 3 milionë euro pasuri ndaj shtetasit L.B, i dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale në Greqi.

Dyshohet se pasuritë e tij dhe të familjarëve, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal. Mes pasurive të sekuestruara janë apartamente, njësi shërbimi, apartamente dhe llogari bankare, në Tiranë, Vlorë dhe Fier.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në ligjin10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, sekuestroi pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit të dyshuar L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.

Nga hetimi i gjithëanshëm pasuror i prokurorisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B. Pasuritë e sekuestruara janë:

  1. 5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m²,  77.31 m² me vendodhje në lagjjen “1-Maji” Fier.
  2. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m² , me vendndodhje në Fier..
  3. 2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në“Uji i Ftohtë”,  Vlorë.
  4. Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m²  me vendondohje në Selitë, Tiranë
  5. Pasuria e llojit “njësi shërbimi”,  me sip.197 m²  me vendndodhje Selitë, Tiranë.
  6. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.
  7. 5 (pesë) pasuri të luajtshëme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.
  8. Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga perosni fizik L.B.    
  9. 2  (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...