5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Prokuroria e Tiranës finalizon 10 urdhëra arresti për “Ambla Dhërmi”

Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha ka finalizuar një nga çështjet më të trazuara ku në fokus ishte një rrjet kriminal i Vlorës që kanë favorizuar biznesmenin Helidon Gjikoka.

Bëhet fjalë për një çështje penale që ka si objekt abuzimin me pronat në Dhërmi. Për këtë çështje prokuroria e Tiranës kërkoi nga  gjykata e Tiranës , caktimin e një mase sigurimi “arrest në burg” për shtetasin Helidon Gjikoka pronar me letra i “Ambel Beach”. Ai u shpall fajtor për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe vjedhjes me anën e mashtrimit, lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe objekteve në Dhërmi.

Për këtë çështje, u hetuan nga prokuroria e Tiranës dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës,  dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Territorit.

Hetimet kanë siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka.

Konkretisht Helidon Gjikoka rezulton se disa vite më parë ka marr me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.

Synimi i fshehtë i këtij personi nuk ka qenë asnjëherë biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila ndodhet buzë bregdetit në Dhërmi.

Pra bëhet fjalë për një hotel dhe një truall. Helidon Gjikoka arriti ta siguroj objektin nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Gjithashtu është  bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve.

Në përfundim të hetimeve prokurori Ervin Karanxha  ka kërkuar masë arresti për shtetasin Helidon Gjikoka për arsye se ka prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Ilir Koka” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.

Gjithashtu ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Ariton Kasaj pasi kundër tij ka prova dhe krijohet dyshimi i bazuar në prova  se ka kryer veprën penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Ilir Koka.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Denis Metaj  pasi ka dyshime se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Arber Jaupaj i akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Ardian Musta për vepren penale te “Shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga neni 248-25 te Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Adiseldo Rrapaj për vepren penale te “Shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga neni 248-25 te Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Enida Bukuroshi për  vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Jonida Hallvaxhiu për vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal

E gjith skema e vjedhjes së “Ambla Dhërmi” është zbardhur nga  bashkpuntori  i drejtësisë Vezir Gjikoka, i cili ka pranuar të bashpunoj me drejtësinë dhe ka treguar hollësi mbi hetimet e kryra nga Prokuroria e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...