2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë sot urdhrin e ndalimit/Tre infermiere dhe një sanitare të spitalit “Shefqet Ndroqi” akuzohen si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë sot urdhrin e ndalimit për tre infermiere dhe një sanitare të spitalit “Shefqet Ndroqi” ose ndryshe COVID 2 që akuzohen si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, sanitares së ndaluar më 13 janar nga policia për mashtrim, pasi përfitoi shuma të mëdha parash nga një paciente e sëmurë me COVID-19 dhe e shtruar në këtë spital që më pas ndërroi jetë.

Nga bisedat në aplikacionin “Whatsapp” të Alldervishit prokuroria ka arritur të zbardhë një skemë të mirfilltë kriminale. Në dosjen shihet qartë se si bashkëpunonin këto 5 punonjëse në këmbim të përfitimit monetar.

  • Nga Policia gjyqësore sot u krye ndalimi i shtetaseve:
    Mira Bushi, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shpërdorimit te detyrës” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
  • Sheqerije Koci, 50 vjeçe, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shpërdorimit te detyrës” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
  • Sidorela Çela, 27 vjeçe, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shpërdorimit te detyrës” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
  • Rukije Hoxhaj, 57 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.
opennews.al

Në disa biseda të zbardhura shihet komunikimi i Tires me infermieret e tjera apo me familjarë të pacientëve të cilë janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë para për shërbimet Tires apo të tjerave që e pohojnë dhe vetë. Ndërkohë është dhe biseda që pacientja që ndërroi jetë me COVID-19 më 25 dhjetor 2020, nga ku nisi dhe zbulimi i skandalit, Liljana ka bërë me Tiren, ku i lutet për bukë. Madje ajo i kërkon dhe ta vrasë me duart e saj.

Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të marrë nga prokuroria me procesverbal të “këqyrjes dhe marrjes së dokumenteve”, rezulton që një person i cituar emrin “Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim Lemnushi dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime Lemnushi përdoruese e numrit të telefonit 06******. Ndërsa, Ferzi Ymetllari që citohet më sipër është shtetasi Ferzi Hymetllari i cili gjithashtu nga analizimi i listës së pacienteve, ka qenë pacient në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu, rezulton që në një tjetër episod shtetasja Tire ka komunikuar me numrin e telefonit +3556******15 të cilin nuk e ka të regjistruar në telefonin e saj. Përdoruesi i këtij numri interesohet për shtetasin Agim Allgjata të shtruar në atë spital, gjithashtu i thotë që Elona nuk i përgjigjet, por e ka falënderuar për porosinë. Biseda është si më poshtë vijon:

20:00, 12/12/2020  +35569******: Po pate ndonjë mundësi me pacientin Agim Allgjata ka 2 dhoma 5 kirurgjia torakale. Si është si gjendje dhe oksigjenin sa e ka. A është i qetë. Se kjo Elona nuk më prgj. Vetëm thjesht më falënderoi për porosinë

08:04, 13/12/2020 +3556******: Mgjesi. Dini gjë sot kush është në shërbim në kat të dytë ke Agimi.

08:15, 13/12/2020 – Tire Alldervishi: Mgjesii. Të shoh. Të them. Mbrëmë s’kish bateri.

08:16,13/12/2020 – +3556******: S’ka gjë.

08:19, 13/12/2020 – +3556******: Fola me Sidorelën tani dhe më tha që ishte ajo tani ditën rrofsh.

Në lidhje me episodin e mësipërm, është pyetur shtetasi Mariglen Allgjata i cili është nipi i shtetasit Agim Allgjata i cili sqaron se: ka pasur të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” xhaxhain e tij shtetasin Agim Allgjata i cili ka qenë shtruar në datë 29.11.2020 dhe ka qëndruar në katin e dytë dhoma 5, kirurgjia torakale. Në datën 16.12.2020, xhaxhai i tij ka ndërruar jetë në spital. Marigleni pohon që e ka njohur shtetasen Tire Alldervishi në derën e spitalit kur ka qenë duke dorëzuar ushqimet për xhaxhain e tij. Aty ka parë Tiren dhe i ka kërkuar si nder që t’i dërgonte ushqimet lart tek xhaxhai i tij pasi nuk kishte mundësi që të vinte në orën 18:00 kur ishte orari i përcaktuar për të dorëzuar ushqimet.

Marigleni i ka dhënë asaj një pesëmijë dhe dhjetëmijë lekësh të ri. Marigleni pohon që ka pasur kontakte vetëm me infermierët. Ai iu ka dhënë atyre, nga një dhjetë mijë lekësh të vjetër. Infermieret të cilëve iu ka lënë nga një dhjetë mijë lekësh, kanë qenë shtetasja me emrin “Elona” përdoruese e numrit 06*****17 dhe “Sidorela” përdoruese e numrit 06******77.

Sidorela që përmendet më sipër rezulton të jetë shtetasja Sidorela Çela, siç është sqaruar dhe më sipër, me detyrë infermiere e spitalit dhe ka kontakte të vazhdueshme me Tiren.

  1. IV) Komunikimi i mëposhtëm është mes Tire Alldervishit dhe numrit telefonik +3556*****66 të regjistruar në telefonin e saj me emrin “Altini Djanës” identifikuar si (Altin Riza Stafaj). Biseda është si më poshtë vijon:

07:51, 07/12/2020 Altini Djanës: Mëngjes Tire si jeni, këtu te porta jam

07:54, 07/12/2020 Tire Alldervishi: Mgjesi do sjell një shoqe se jam pushim

07:55, 07/12/2020 Altini Djanës: Ok

07:56, 07/12/2020 Tire Alldervishi: Jepi një 10 se ajo ndërron dhe babin.

07:57, 07/12/2020 Altini Djanës: Ok

07:34, 08/12/2020 Altini Djanes: Mëngjes Tire si u gdhive këtu te porta jam flm

07:37, 08/12/2020 Tire Alldervishi: Mirëmgjes të kam dërgu nr. e asaj shoqes në whatsup

07:38, 08/12/2020 Tire Alldervishi: +35568*****48

07:36, 10/12/2020 Altini Djanës: Mëngjes si gdhive në punë apo pushim je?

07:36, 10/12/2020 Tire Alldervishi: Mgjesi turni 2 merr Rukijen

07:38, 10/12/2020 Altini Djanës: Ok flm

07:40, 10/12/2020 Tire Alldervishi: Mos i jep gjë i kam dhënë unë.

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “06*****8” që Tirja e prezanton si shoqen e saj që do të vijë për të marrë porosinë i përket shtetases Erjona Pulja (Hoxhaj), e cila rezulton të jetë vajza e shtetases Rukije Hoxhaj, e cila është e punësuar në Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Referuar dokumentacionit të administruar me procesverbal “mbi këqyrje dhe marrjen e dokumenteve” nga Spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Rukije Hoxhaj figuron e shënuar në planin javor të punës të sanitareve, pavijoni 3 B.

Nga ana e Prokurorisë është pyetur shtetasi Altin Stafaj i cili sqaron se: me shtetasen Tire Alldervishi ka lidhje të largët miqësie. Me datë 4 ose 5 dhjetor 2020 babai i tij Riza Stafaj, është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Babai i tij ka qëndruar i shtruar në spital pothuaj 10 ditë dhe ka ndërruar jetë në spital. Infermierja që ka ndjekur ecurinë e sëmundjes se babait të tij të ndjerë, quhet Irma me të cilën ai ka komunikuar në telefon pothuajse çdo ditë, dhe ajo e ka sqaruar për gjendjen e babait. Kryeinfermierja që ka ndjekur babin e tij quhet Ana. Për shkak të njohjes që Altini kishte me Tiren, e cila punonte si sanitare ne spital, ai ka komunikuar me të për gjendjen e babait, ushqimin dhe pastrimin e tij.

Babi i tij ka qenë i shtruar në katin e tretë, dhomën e shtrimit nuk e kujton. Gjatë këtyre komunikimeve, babai nuk i ka shfaqur ndonjë pakënaqësi ndaj mjekëve. Shtetasi Altin sqaron se në dy apo tre raste i ka dhënë ndonjë dhjetë mijë lekësh. Altini pohon se ka komunikuar me Tiren dhe kujton që Tirja i ka dhënë numrin e një shoqes së saj që ishte sanitare. Ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë të dilte tek porta për t’i dhënë ushqimin e babait. Përveç qeses me ushqime ai i ka dhënë sanitares në fjalë një dhjetë mijë lekësh të vjetër për përkujdesjen që ajo tregonte ndaj babait të tij. Sanitaren që doli tek porta nuk e njeh.

Nga biseda e zhvilluar më datë  04/12/2020 mes pacientes Liljana Kalemi dhe sanitares Tire Alldervishi del që e ndjera i ka kërkuar disa herë ndihmë Tires për t’i sjellë ushqim apo për t’u kujdesur për të. Nga biseda me Tiren del që ajo ka qenë disa herë edhe pa ngrënë dhe po i kërkonte që t’i sillnin ushqim. Biseda e plotë është si më poshtë vijon:

04/12/2020, 19:35 – Tire Alldervishi: Gëzohem të jesh mirë

05/12/2020, 18:32 – Liljana: Mos u mërzit për zotin të duam shumë.

05/12/2020, 18:59 – Tire Alldervishi: Pa merak❤

05/12/2020, 19:01 – Tire Alldervishi: <Media omitted>

06/12/2020, 08:49 – Liljana: Ta honksha mutin hajde një sekont

06/12/2020, 09:36 – Liljana: O Tire hajde ta honksha mutin

06/12/2020, 20:15 – Tire Alldervishi: Atë po pres

07/12/2020, 08:16 – Tire Alldervishi: Mgjes TEZE

07/12/2020, 08:17 – Tire Alldervishi: Jam në shpi jo në punë

07/12/2020, 08:17 – Liljana: Të du shum hajde pak

07/12/2020, 08:28 – Tire Alldervishi: Jooo

07/12/2020, 08:29 – Liljana: Hajde me vrit me duart tuja dhe ik

07/12/2020, 17:04 – Liljana: 💋💋💋💋💋💋treo

07/12/2020, 17:54 – Tire Alldervishi: Shuuuum FLM e dashur😘😘😘

09/12/2020, 08:53 – Liljana: Hajde pesë minuta

11/12/2020, 16:15 – Liljana: Po ku shkove

11/12/2020, 16:32 – Liljana: Po ku je hajde i herë tashti ti me the erdha

11/12/2020, 18:02 – Liljana: O Tire hajde më jep i cik karikuesin e telefonit

11/12/2020, 18:05 – Liljana: Missed voice call

11/12/2020, 18:50 – Liljana: Tire merri të dyja po pate lekë enap dhe bisakor

12/12/2020, 09:33 – Liljana: O Tire po më dridhet trupi për bukë

12/12/2020, 09:35 – Liljana: Po bie diabeti hajde shpejt

12/12/2020, 09:36 – Liljana: Missed voice call

12/12/2020, 10:04 – Liljana: Të thashë me jep içik buk më ike

12/12/2020, 10:15 – Liljana: Hajde se më ra t

12/12/2020, 17:56 – Tire Alldervishi: Të rujt Zoti

13/12/2020, 14:04 – Liljana: Kur do haj buk

13/12/2020, 14:12 – Liljana: Sa bona isolinen të lutem hajde pak

13/12/2020, 14:29 – Liljana: O Tire hajde pak të lutem

18/12/2020, 09:42 – Liljana: Pse më tradhtove jam keq

18/12/2020, 09:43 – Liljana: Me kthe përgjigje

Pra nga gjithë veprimtaria hetimore deri në stadin aktual, shihet qartë që personat me detyre infermiere apo sanitare në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID-19 dhe familjarëve të tyre.

Këta persona në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në këtë situatë pandemie, në vend të solidaritetit dhe mbi të gjitha përkushtimit për detyrën që duhej të demonstronin, e trajtonin detyrën si një privilegj nga i cili duhej të përfitonin çdo ditë dhe gjithnjë e më tepër.

Këta persona në mungesë të plotë të përgjegjësisë që i ngarkon detyra, në mungesë të plotë të solidaritetit, në shkelje totale të ligjit dhe të moralit shoqëror kanë treguar sesi mund të njolloset këmisha e bardhë e cila duhet te përfaqësojë gjithë solidaritetin dhe përkushtimin ndaj pacientëve dhe jo ngritjen në sistem të abuzimit me detyrën dhe përfitimit në kurriz të pacientëve dhe të familjarëve të tyre.

I përket veprimtarisë së mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve të tjera apo i personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë apo që kane përfituar në kurriz të ushtrimit në mënyrë të përkushtuar të detyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT